Dy ditë pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet e reja në qeveri.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave.
Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024:
Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla;
Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi;
Shkarkimin e Ministrit të Financave, Ervin Mete;
Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali;
Emërimin e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha;
Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu;
Emërimin e Ministrit të Financave, Petrit Malaj;
Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Comments are closed for this post.