BEG i informon përdoruesit e saj se në përputhje me paralajmërimeve të kufizimeve të gazsjellësit nga distributeri AD GA-MA, në periudhën nga 27 deri më 29 tetor, është e mundur reduktimi i ngrohjes qendrore përmes sistemit për ngrohje qendrore.

Këto reduktime nuk do të ndikojnë në komoditetin e konsumatorëve, domethënë nuk do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturës së brendshme në objekte.

Arsyeja për kufizimin e transportit të gazit natyror, siç raportohet nga AD GAMA, janë punimet e riparimit gjatë periudhës së ngrohjes së tubacionit të gazit tranzit nga Bullgaria në vendin tonë, të cilat do të kryhen nga kompania bullgare “Bulgartransgaz EAD.