Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj është njëra ndër personazhet më të komentuara muajve të fundit në mediat rozë. Kjo për shkak të hyrjes së saj në shtëpinë e famshme dhe lidhjes me aktorin, Donald Veshaj.
Ndërsa, së fundmi ka marr vëmendje për skenat e xhelozisë me moderatoren, Egzona Rafuna dhe zgjedhjen e saj në zinxhirin e të martës mbrëma.
Beatrixa para pak kohe kishte bërë një ‘huqje’ gjatë një bisede ku ishte pyetur se sa bëjnë (12+4) e që ishte përgjigjur 26.
Por, siç duket ajo nuk ka qenë ‘huqja’ e vetme, pasi në rrjete sociale është duke qarkulluar një video ku DJ Dagz e pyeti atë se sa bëjnë (1099+1) dhe ajo u shpreh se bëjnë një milion.
E që ndërhyrja e Donaldit ka qenë e menjëhershme i cili i thotë: “Bëjnë 1100 moj”.
Comments are closed for this post.