Kryetare e re e Komisionit për shkarkim dhe emërime pranë Këshillit komunal të Gostivarit, është këshilltarja dhe koordinatorja e grupit të këshilltarëve të ASH-së, Njomza Shaqiri. Emërimi i saj u bë në seancën e sotme të Këshillit, ndërsa paraprakisht nga ky post u shkarua Ujkan Idrizi, këshilltarë nga radhët e BDI-së. Koordinatori i kësaj të fundit, Shpëtim Xhelili tha se sipas Regullore, kryetari i takon grupit të këshilltarëve që ka më shumë anëtar në Këshilli, në këtë rast, BDI-së, e cila ka 10 këshilltar. Nga shumica e re u përgjigjën se për këto ndryshime vendos shumica, e jo opozita. Njomza Shaqiri e sapozgjedhur në krye të komisionit për emërime dhe shkarkime, dha emrat për shkarkimet dhe emërimet e Komisioneve tjera.

Nëse nuk e respekton Regulloren, ne do ta lëshojmë seancë tha koordinatoi i BDI-së, Shpëtim Xhelili. Atyre iu bashkangjitën edhe ata të LSDM-së, dhe të gjithë së bashku u larguan nga Këshilli komunal. Ndryshe, deri tani këto Komisione ishin drejtuar nga BDI dhe LSDM, por pas humbjes së shumicë, erdhi deri te këto ndryshime.