Më 19.07.2024 në orën 15:30 në Shkup, në rajonin e Qendrës, policët nga Njësia për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup dhe Departamenti i Policisë Kriminale Njësia për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë, e kanë arrestuar G.S. (43) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, një substancë e bardhë në formë grumbullimi dhe një peshore dixhitale me mbetje droge narkotike. Personi u mbajt në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.