Ngrirja e çmimeve të ushqimit është afatgjate, e jo masë strukturore, e cila mund të shfrytëzohet në afat të gjatë. Me të, vetëm përkohësisht, në mënyrë artificiale e mbani ndonjë nivel të çmimeve, që nuk i pasqyron harxhimet reale prodhuese dhe vijimet reale në ekonomi, porositën sot ekspertët nga Banka Botërore.
Sipas tyre, në vend të ngrirjes së çmimeve, duhet të sigurihen vende më mirë të paguara të punës, të rritet konkurerenca në sektorin e shitjes me pakicë dhe të prodhohet më shumë ushqim në vend, sesa që eksportohet.
“Edhe krahas kësaj, ngrirja e çmimeve ka ndihmuar të mbahet standardi i jetesës së popullatës në Maqedoninë e Veriut, posaçërisht gjatë shtrenjtimeve më intensivë, kjo nuk është masë që mund të shfyrtëzohet në afat të gjatë. Në atë rast do të duhej të kaloni në disa masa strukturore, që do të mund ta përmirësonin standardin. Një nga to është sigurimi i vendeve më mirë të paguara të punës”, tha ekonomistja Joana Maxhoska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares pas prezantimit të Raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor.
Sanja Maxhareviq-Shujster, ekomoniste e lartë, tha se të gjitha vendet në rajon, por edhe shtetet në nivel evropian, kanë vendosur kontrolle të caktuara të çmimeve në vitin 2022 dhe në fillim të vitit 2023, kanë dhënë subvencione për energji elektrike dhe kjo në afat të shkurtë ka ndihmuar.
“Por kjo kushton para, posaçërisht kur siguroni subvencione universale. Vendi i juaj ka dedikuar shumë mjete që ta mbajë çmimin e energjisë elektrike në nivelin më të lartë në rajon dhe kjo ka ndikim ndaj buxhetit. Shohim se deficiti është shumë më i madh se në vendet tjera në Ballkanin Perëndimor. Ka harxhime që duhet të paguhen për zbatimin e këtyre masave, por a janë të qëndrueshme në afat më të gjatë? Me siguri jo, pasi kushtojnë para, e nuk e ndryshojnë sjelljen, as strukturën e ekonomisë”, tha Maxhareviq-Shjuster.
Lidhur me energjinë elektrike, ajo u shpreh se çmimet në vendet evropiane janë rritur, por për këtë shkak ka ndryshuar edhe sjellja e konsumatorëve. Ata mbajnë llogari si dhe sa rrymë harxhojnë. Ndryshim të tillë, tha ajo, tek njerëzit në Maqedoninë e Veriut nuk ka.
Ajo u përqëndrua edhe në konkurrencën në sektorin e shitjes me pakicë.
“Këtu kemi hapësirë për përmirësim dhe si rezultat të kësaj të ulen çmimet”, tha Maxhareviq-Shujster.
Comments are closed for this post.