Arsim Abdyli, një shqiptar i Maqedonisë së Veriut i është bashkuar sot “PërPuthen”.
Ai është 28-vjeç, jeton në Zvicër dhe merret me menaxhim. Por ndryshe nga djemtë e tjerë, Arsimi tha se ka një djalë 3-vjeç, nga një marrëdhënie që ka patur.
Ai tregoi se me ish-partneren është ndarë me konsensus dhe kanë një marrëdhënie të mirë, ndërsa të birin e takon çdo fundjavë.
“Kam një djalë, është 3-vjeç, quhet Lion. Djali nuk jeton me mua, por me mamanë e tij, në Zvicër. Me ish-partneren jemi ndarë me konsensus, kemi marrëdhënie të mirë. Djalin e mbaj vetëm në fundjavë”, tha ai.
Comments are closed for this post.