Sot në Tetovë u mbajt kuvendi zgjedhor i forumit rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim në të cilin u zgjodh kryetari i ri, nënkryetarët, sekretari, zëdhënësja si dhe anëtarët e kryesisë.

Kryetar u zgjodh Avni Rustemi i cili është i lindur në Tetovë më 1993. Rustemi ka kryer informatikën në Universitetin e Tetovës me nota 9.9 si dhe masterin me nota 10.00, ndërsa vijon doktoraturën në Shën Kirili dhe Metodij në Shkup.

Është i angazhuar asistent me kontratë në vepër në departamentin e informatikës në UT.