Si pjesë e fushatës “BE-ja për Ty”, autobusi i BE-së me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorë të disa Shteteve Anëtare të BE-së, studentë dhe përfaqësues të mediave do të vizitojnë 8 qytete në mbarë vendin në periudhën 20-31 maj 2019.

Qëllimi i autobusit udhëtues të BE-së, organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, është të themelojë komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë qytetarët dhe të dëgjojë shpresat dhe shqetësimet e tyre mbi Bashkimin Evropian dhe ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët do të kenë mundësi që të parashtrojnë pyetje lidhur me Bashkimin Evropian, procesin e aderimit në BE, mundësitë për financim nën IPA dhe programet tjera të BE-së për ndihmë, nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me ekipin e autobusit të BE-së.

Vizitat përfshijnë debate me nxënës të shkollave të mesme mbi “Vizionin e rinisë për Bashkimin Evropian”, rodeo aktivitete me biçikleta për më të rinjtë, si dhe aktivitete tjera.