Nga data 24 qershor, shtetasit e Shqipërisë mund tё udhёtojnё drejt Austrisё pёr çfarëdo arsye, pёrfshirё edhe turizёm. Lajmin e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropës në një status në rrjetet sociale, sipas së cilës shqiptarët duhet të jenë të pajisur me testin PCR të 72 orëve të fundit ose antigen të 48 orëve të fundit dhe certifikatë vaksinimi.

“Pёrpara udhёtimit duhet tё jenё tё pajisur me Test (PCR-Test) të 72 orëve të fundit ose Antigen-Test negativ SARS-CoV-21 të 48 orëve të fundit, çertifikatё vaksinimi ose çertifikatё shёrimi të lëshuar nga institucione të autorizuara”.

Sipas ministrisë, pёr shtetasit shqiptarё,  nuk është i nevojshëm plotësimi i formularit “Pre Travel Clearance”.