Me hitet e yllit muzikor Dino Merlin, mbrëmë mbi 60.000 qytetarë nga vendi dhe nga vendet e huaja e pritën “Vitin e Ri 2020” në sheshin “Maqedonia”. Organizator i festimit ishte Qyteti i Shkupit.

Festimi i Vitit të Ri  në Shkup mbrëmë filloi në orën 20:30. Përveç Dino Merlinit, morën pjesë grupet “Gypsy Groove” dhe “Superhiks”. Me këtë koncert përfundon edhe “Uinterlend” ose qyteti i dimrit  i cili vitin e dytë me radhë organizohet në shesin e qytetit.

Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov në profilin e tij në Fejsbuk ua uroi Vitin e Ri shkupjanëve dhe shprehu falënderim për mbështetje, siç shkruan, tejkalimit të problemeve të vjetra me dekada që kanë pllakosur qytetin tonë.