Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.887 testime të realizuara, 29 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 34 pacientë të shëruar, ndërsa sot nuk ka të regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.