Maqedonia Veriore sot për herë të parë nga shtatori i kaluar nuk ka regjistruar asnjë rast me fatalitet me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja nga 3068 teste të kryera.
Ndërkohë 9 persona janë shëruar.
Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 155.536 raste pozitive, prej tyre 149.628 janë shëruar, 437 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 5471 persona.
Comments are closed for this post.