Deputeti i BDI-së Artan Grubi, sonte ka qenë mysafir në emisionin e TV24 (media në gjuhën maqedonase), ku ka folur për zhvillimet reja në vend, miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe se fundmi shpalljen e gjuhës shqipe në “Gazetën Zyrtare”, me të cilën shqipja bëhet gjuhë e dytë zyrtare në mbarë territorin e Maqedonisë.

Në një rast Grubi mes këtij emisioni ka bërë me dy duar edhe shqipen, gjë që shihet edhe nga pamjet që ua ofrojmë.