Trajneri Unai Emery po mendon ta shesë mesfushorin kosovar, i cili mund ta vazhdojë karrierën në Itali, ku e kërkon Interi
Arsenali është përpara ndeshjes kryesore të sezonit, atë të finales së Europa Leagues, të cilën do ta zhvillojë me Chelsean, shkruan Gazeta Express.
Një fitore eventuale mund t’i dërgojë “Gunners” në Champions League.
Por, ndërkohë klubi londinez po mendon edhe për afatin kalimtar të verës.
Disa prej futbollistëve mund të largohen nga “Emirates Stadium” në fund të sezonit.
Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, njëri prej futbollistëve që do të largohen në verë është edhe Granit Xhaka.
Gjithnjë sipas këtij tabloidi, trajneri Emery është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin kosovar.
Për përfaqësuesin zviceran interesim ka shfaqur Interi.
Megjithatë, fjalën e fundit për ish-futbollistin e Baselit e Borussia Monchengladbachut do ta thotë trajneri i ri i “Nerazzurri”, i cili mund të jetë Antonio Conte.
Comments are closed for this post.