Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikollovski mbrëmë në profilin e tij në Facebook njoftoi se është arritur marrëveshje për importin e grurit edhe nga Bullgaria.
“Dje mbrëma dëshiroja ta kumtojë edhe këtë lajm pozitiv drejtpërdrejtë nga këtu në Berlin. Me kolegun tim, ministrin e Bujqësisë të Bullgarisë Ivan Ivanov, u dakorduam se edhe nga Republika e Bullgarisë do të sigurojmë sasi shtesë të grurit. Së bashku me fqinjët tanë në këtë mënyrë ndërtojmë fqinjësi vërtet të mirë dhe të bashkuar për të tejkaluar edhe më lehtë dhe për të menaxhuar krizën ekzistuese”, shkroi Nikollovski.
Nikollovski është në Berlin ku dje, me ftesë të ministrit gjerman për Ushqim dhe Bujqësi Xhem Ozdemir, mori pjesë në konferencën ministrore në korniza të Procesit të Berlinit dhe Dialogut për politika bujqësore në mes Gjermanisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Ndryshe, muajin paraprak u arrit marrëveshje edhe me Serbinë, që të përjashtojë Maqedoninë e Veriut nga ndalesa për import të grurit dhe repro-materialeve tjera të para.
Comments are closed for this post.