Gjatë ditës së djeshme një shtetas i Kosovës ka qenë i arrestuar në stacionin policor në Çair, pasi që në veturën e tij janë gjetur disa kuti me ilaçe, njoftojnë nga MPB.

“Më 12.02.2019 në orën 18:45 në dalje të Radishanit-rrethi i Shkupit, zyrtarët policor kanë ndaluar veturën “Opel” me targa të Kosovës, e drejtuar nga R.A. nga Kosova. Gjatë kontrollimit të bagazhit janë zbuluar disa kuti me ilaçe. Për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “tregti të paligjshme”, R.A ka qenë i arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor në Çair për procedura të mëtejshme”, thonë nga MPB.