Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, një person nga Shkupi është arrestuar për kryerjen e veprës penale “vrasje”.

Sipas raportit policor, policët e stacionit policor Gjorçe Petrov sot arrestuar G.S nga Shkupi i cili është kërkuar nga Prokuroria Themelore Publike për veprën penale “vrasje”.

Nga policia njoftojnë se personi është dërguar në burgun e Shkupit.