Policia e Maqedonisë ka arrestuar një person nga fshati Zelenikovë e Shkupit, në automjetin e të cilit janë gjetur 30 emigrantë.
Siç njoftojnë nga MPB, i arrestuari M.O ka drejtuar makinën ngarkuese “Fiat Dukato”, me targa të Shkupit, në të cilin gjatë kontrollit nga policia, janë gjetur 29 persona nga Afganistani dhe një nga Pakistani.
Emigrantët janë transferuar në Qendrën për të huaj për procedurë të mëtejme, ndërsa për 41-vjeçarin M.O është konstatuar se kërkohet për vuajtjen e dënimit me burg, respektivisht ai është i dënuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shitje të substancave narkotike dhe psikotrope”.
I arrestuari është dorëzuar në stacionin policor të Strumicës për procedura të mëtutjeshme.
Comments are closed for this post.