Pasditen e sotshme raportohet se është arrestuar biznesmeni dhe ish-drejtori i Qendrës sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski”.

Kjo vjen pas aksionit të sotëm të koordinuar ndaj kompanive dhe individëve që kanë blerë mazutin, i cili rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.

Sipas informacioneve jozyrtare që kanl dalë në disa media Kapushevski është ndaluar në shtëpinë e tij, ku policia ende po kryen kontroll.

Përveç Ratko Kapusevski është ndaluar nga policia edhe Asmir Jahoski.