Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 13:00, në bazë të një urdhërese gjyqësore, zyrtarë policorë nga Njësiti për luftë kundër tregtisë së paligjshme pranë SPB-Shkup në bashkëpunim me Sektorin e kriminalistikës kanë kryer bastisje në shtëpinë e M.B. 29 vjeçar nga Draçeva e Shkupit. Gjatë bastisjes, është gjetur dhe konfiskuar kokainë, 30 predha të kalibrit 9mm, Kanabis Sativa, marijuanë dhe një matëse.
Personi në fjalë u privua nga liria dhe është dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
Comments are closed for this post.