Pas hetimeve është vërtetuar se në periudhë prej 22.09.2017 deri më 27.02.2018, pasi që nëna e fëmijës është mbajtur në paraburgim, i akuzuari i parë si baba i saj, ishte obliguar për tu kujdesur për vajzën 15-vjeçare. Duke e keqpërdorur pozitën e prindërit, në dy raste i njëjti i ka caktuar martesë. Fëmija duke mos dashur që ti pranojë kandidatët për martesë që ia kishte gjetur i ati i saj nuk është kthyer në shtëpi por ka ikur tek i dashuri i saj që ishte në lidhje të mëhershme, ku më herët kishin qëndruar së bashku me nënën e saj.

I dashuri i saj duke e shfrytëzuar vajzën dhe dashurinë e saj ndaj tij i ka caktuar në dy raste takime në hotele në Shkup, burrat e panjohur i kanë kërkuar shërbime seksuale në këmbim të 3000 denarëve.

Që nga 2017 fëmija është ekspozuar seksualisht në shumë raste mirëpo jo vetëm nga i njëjti njeri, dhe po ashtu keqpërdorimi i kishte ndodhur në Shkup dhe Tetovë, e mitura ka qenë e detyruar që të ofrojë shërbime seksuale në këmbim të parave.