Policia privoi nga liria katër persona për shkak se kanë ofruar ryshfet në kohë zgjedhje.

Bëhet fjalë për persona nga Shkupi të cilët janë vërejtur se kanë dhënë para në këmbim të botës. Policia po ashtu ka kontrolluar shtëpitë e tyre.

“Në vendin e quajtur Açevo, janë vërejtur persona të cilët kanë dhënë para në këmbim të votës. Janë arrestuar katër persona edhe atë: E.B (26), S.M (27), N.B (50) dhe J.M (35). Te ata janë gjetur 121.000 denarë dhe 250 euro”, thonë nga policia.

Për ngjarjen po ashtu është njoftuar edhe prokurori publik dhe pas marrjes së urdhrave gjyqësore janë kontrolluar edhe shtëpitë e personave, ndërsa të arrestuarit janë mbajtur në polici për procedurë të mëtejshme.

Ndryshe, dje kishte arrestime edhe në Lozovë për shkak se janë dhënë 50 deri 100 euro për një votë.