Policia e Tetovës sot ndaloi edhe dy persona të tjerë për pjesëmarrje në protestën e djeshme në Reçicë të Vogël, kur një grup njerëzish u përpoqën të kalonin përmes një kordoni policor për të arritur në selinë e partisë politike BDI. Deri më tani, pesë persona janë privuar nga liria.

“Këtë mëngjes, dy persona të tjerë janë arrestuar, V.A. (lindur 1988) dhe A.S. (1991), të dy nga Tetova. Pesë personat u ndaluan në stacionin policor të Tetovës. Rasti është i dokumentuar dhe në koordinim dhe konsultim me Prokurorin Publik përgatitet një parashtresë e përshtatshme”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Policia nga SPB-Tetovë dje arrestuan një 52-vjeçar nga Tetova dhe një 31-vjeçar nga Kërçova, ndërsa në mbrëmje një 33-vjeçar nga Reçica e Vogël për shkak të përfshirjes së tyre në protestë.