Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë të Stacionit Policor Qendër i kanë privuar nga liria SH.L. (20) dhe një të mitur, të dy nga Shkupi.
“Ata janë pikasur gjatë kryerjes së “vjedhjes së rëndë” në objekt afarist në rr.”Maqedonia” në Shkup. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personat janë arrestuar në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim adekuat sipas nenit 236 të Kodit Penal
Comments are closed for this post.