Krishtlindja për blogeren e njohur Armina Mevlani ka qenë një surprizë më vete. Së fundmi ajo ka publikuar në “Instagram” një video të surprizës që gjeti në shtëpi, pasi u kthye nga puna.

Partneri i saj, Shkëlzen Berisha i ka bërë dhuratë Arminës një super buqetë të madhe me trëndafila rozë.

“Erdha në shtëpi dhe pashë këto. Jam e mahnitur”, shkruan Armina në postimin e saj, duke etiketuar edhe Shkëlzenin, i cili njihet për surpriza të tilla dhe natyrën romantike.

Ata u fejuan më 14 tetor të këtij viti në një ceremoni private që bëri bujë të madhe në media dhe prej kohësh jetojnë së bashku.