Këngëtari, i cili karrierën e tij e ka ndërtuar në Gjermani, Ardian Bujupi, ka publikuar këngën e re.
“Arrita” titullohet kënga më e re e tij, të cilën e ka realizuar në gjuhën shqipe.
Ky projekt është mjaft ritmik, ndërsa i përshtatet stinës së verës dhe besohet se do të mirëpritet nga fansat e këngëtarit.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale nga produksioni Shiva Picture.
Ky është projekti i parë i Bujupit në gjuhën shqipe i publikuar pas një kohe të gjatë.
Ndërkaq, në gjuhën gjermane muajin e kaluar solli këngën e re “Wallah Ich Leb”, që mori mbi një milion shikime.
Comments are closed for this post.