Ndërkohë që shumë njerëz mund të injorojnë iPhone SE, sidomos në kohën e modeleve më mbresëlënëse dhe më të reja, CEO i Apple, Tim Cook, në të kaluarën deklaroi se telefoni kishte arritur më shumë sukses sesa që kishte parashikuar kompania.

Aq shumë, sa që nuk vjen si befasi për të kuptuar se një pasardhës mund të jetë në zhvillim.

Sipas një shënimi kërkimor të marrë nga MacRumors, që citon analistin e Barclays, Blayne Curtis dhe bashkëpunëtorët e tij, thuhet se Apple mund të ketë një iPhone 2 në zhvillim që mund të fillojë në vitin 2020.

Ndërsa dizajni aktual është mjaft i vjetëruar, raporti pohon se iPhone i dytë SE mund të sjell një dizajn të ri.

iPhone SE aktualisht bazohet në dizajnin e iPhone 5. Mund të imagjinohet se duhet të përditësohet, dhe mund të përshtatë format më të lakuara të përdorura në iPhone 6 dhe tutje.

Kështu, tani për tani, këto janë vetëm spekulime.

Megjithatë, mund të jemi më optimist sepse për shkak të çmimit të lartë të iPhone të ri, iPhone SE është më i rëndësishëm se kurrë për Apple. /