Komunikacioni ajror në Aeroportin e Shkupit sërish po zhvillohet me pengesa. Një pjesë e fluturimeve janë anuluar, ndërsa një pjesë tjetër pritet të realizohen por me vonesa.

Sipas web-faqes së Aeroportit të Shkupit, janë anuluar disa fluturime nga dhe për në Stamboll dhe Athinë, ndërsa fluturimet për në Doha janë zëvendësuar për në Sofje. Është paralajmëruar edhe vonimi i fluturimeve nga Vjena.

Këtë mëngjes nga ora 08:00 janë realizuar gjitha fluturimet e planifikuara nga Aeroporti i Shkupit.

Anulime dhe vonesa të fluturimeve ka pasur edhe gjatë ditëve të kaluara, ndërsa shkak për këtë ka qenë mjegulla e dendur dhe kushtet e papërshtatshme.