Bullgaria nuk mund ti ndryshoj pozicionet e saja sepse ka Deklaratë të Kuvendit dhe vendim të Qeverisë. Ajo që bisedohet brenda BE-së është problem i Unionit dhe problem i Brukselit, dhe jo problem i jonë këtu.
Kështu deklaroi ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni Angell Angellov i pyetur nëse Bullgaria do të ndryshoj pozicionet lidhur me kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Angellov iu shmang edhe pyetjes rreth vetos eventuale për konferencën ndërqeveritare në rast se historianët e të dyja vendeve nuk arrijnë marrëveshje rreth çështjeve të hapura.
Ai me këtë rast tha se takimi i sotëm është fokusuar në procesin e Berlinit.
“Ne tani jemi të fokusuar që të përfundojmë procesin e Berlinit dhe ti dëshmojmë gjithë Evropës se mundemi bashkërisht të kryejmë diçka me sukses”, tha ambasadori bullgar, Angell Angellov.
Comments are closed for this post.