Një tjetër episod në lidhjen e Angelina Jolies dhe Brad Pittit po përflitet këto ditë, teksa aktorja e njohur risjell çështjen e dhunës në familje në martesën e saj me yllin hollivudian. Tani, ajo i ka dërguar një letër gazetës “Post” prej dy faqesh, duke i kërkuar guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom të mbështesë “Ligjin e Piqui”. Ligji kërkon që të gjithë gjyqtarët, ndërmjetësit dhe ata që punojnë në gjykatë të trajnohen në mënyrë specifike për dhunën në familje dhe efektet e abuzimit dhe traumës së fëmijëve.
Gjykatësi që trajtonte çështjen “Jolie-Pitt” i kishte ndaluar fëmijët të dëshmonin për abuzimin që pësuan nga babai i tyre, të paktën sipas anës së Jolie. Megjithatë, objektivisht ka shumë arsye që një gjyqtar të mos lejojë një dëshmi të tillë, për shembull nëse konsideron se fëmijët do të dëmtohen më tej ose nëse nuk janë në një moshë ku nuk mund të përballojnë një provë të tillë.
Një burim nga ambienti i Angelina Jolie tha për “Post” se ajo është e vendosur të bëjë presion ndaj opinionit publik dhe sistemit të drejtësisë, pasi beson se familja e saj ra viktimë e këtij sistemi.
“E gjithë kjo gjë është shumë personale për të dhe ajo po e bën këtë për arsye të mirë. Shikoni se çfarë u përball nga një gjyqtar i njëanshëm që e largoi nga gjykata e apelit për marrëdhëniet e saj financiare korruptive dhe sekrete me ekipin ligjor të Brad Pitt. Ajo shkeli etikën gjyqësore në rastin e familjes së saj dhe refuzoi të shqyrtonte provat e abuzimit në familje”, zbuloi një burim i afërt me Jolie.
“Nuk është çudi që ajo e mori këtë çështje. E gjithë familja e saj është viktimë e një dështimi të sistemit. Ajo ka vite që lufton privatisht për familjen e saj, por edhe publikisht për familjet e tjera,” shtoi ai.
Comments are closed for this post.