Nisma për bashkëpunimin rajonal që e promovuan liderët e Maqedonisë. Serbisë dhe Shqipërisë, i vlerësuar si “shengen i vogël” nuk do të thotë largim nga integrimet evropiane, por angazhime për angazhman të përbashkët për lehtësim të të gjitha procedurave kufitare, me qëllim të mundësimit të qarkullimit të lehtësuar të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe lëvizjes së njerëzve. Liderët e shteteve nga Ballkani Perëndimor me vlerësim se rajoni duhet ta mundësojë atë jo vetëm për shkak të përmbushjes së kritereve evropiane në suaza të eurointegrimeve, por më shumë për shkak të përmirësimit të bashkëpunimit tregtar, të mallrave, këmbimit të ideve afariste, lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe fuqisë punëtore, e tërë kjo në drejtim të krijimit të kushteve për përmirësim të standardit të qytetarëve të cilët jetojnë në këtë pjesë të Evropës.

Dispozitat të cilat i parasheh nisma janë të njejtat ato për të cilat është diskutuar në takimet e krerëve të rajonit me liderët evropianë, si reformat në transport, dogana, strukturat e sigurimit, ndërkaq për të cilat ekziston pajtueshmëri se do të reflektojnë pozitivisht ndaj klimës afariste në Ballkanin perëndimor.

Kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq në Ohër theksuan se Nisma nuk është asgjë përveç shfrytëzimit të potencialeve të përbashkëta për realizim të standardeve më të mira për të gjithë qytetarët e rajonit.

Pas takimit në Ohër u sqaruan disa nga dispozitat e përmbajtura në Planin e Aksionit për krijim të, siç e quajti kryeministri Zoran Zaev të a.q. “Ballkan Perëndimor i ri i shekullit 21”, plani që parasheh 24/7 punë të të gjitha shërbimeve në vendkalimet kufitare, kalim të njerëzve me letërnjoftime përmes kufijve nga i mbarë rajoni, kalim i shpejtë i kamionëve me mallra nëpër procedurat administrative, njohje të diplomave, treg të lirë të punës në rajon…

Qëllimi është, tha Vuçiq, nëse hyni në aeroportin në Beoggrad, të mos ju nevojiten dokumente të posaçme për hyrje në Shqipëri, askush të mos ju pyet për dokumente, të ketë sa më pak dokumentacion deh sa më pak probleme kufitare. Kur të ateroni në Shkup, ne tashmë nuk do t’ju pyesim si arritët atje, mund të shkoni në Beograd apo Tiranë, ai është një lloj i “shengenit të vogël”. Ai paralajmëroi se tre shtetet do të mund së bashku të krijojnë ruta turistike, se mund të vizitohen Beogradi, Kopaoniku, Zllatibori dhe Ohri apo Durrësi, përnjëherë dhe pa kërkesa plotësuese për viza dhe leje që do të kontribuojë për numër më të madh të turistëve në rajon.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjithashtu i ceki dispozitat pozitive të përmbajtura në Dokumentin e Novi Sadit, në nismën për ndërlidhje më të mirë të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e parë të mbajtur më 10 tetor në Novi Sad, Zaev, Vupiq dhe Rama nënshkruan Deklaratë me qëllime për vendosje të Nismës për bashkëpunim rajonal, si mënyrë për krijimin e parakushteve për realizim të katër lirive të pranueshme në mënyrë të ndërsjelltë të lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Takimi i ardhshëm për “shengenin e vogël” ështlë planifikuar të mbahet muajin e ardhsëml në Durrës. .