Që një kohë të gjatë në media roze është përfolur për një lidhje në mes Melisës dhe Andin. Dyshja ishin pjesë e emisionit të dashurisë, teksa nga ky emision Andi doli çift me Tean, e që e gjitha ishte vetëm ‘lojë’.

Pas daljes së Andit nga programi, ishte edhe Melisa ajo që u largua pasi që nuk e gjente më vetën të asnjë djalë që ishte në program. Pas largimit ajo publikoi këngën e saj të parë, teksa shpeshherë është fotografuar së bashku me Andin duke bërë ‘shopping’.

Ditëve të fundit ka qarkulluar në media një fotografi e dyshes e cila thuhej se të ishte e kurorëzimit të tyre, por mund të jetë edhe pjesë e videoklipit të ri të Melisës, pasi ajo ka paralajmëruar projektin e ri, teksa ka pyetur shkronjën “A” se a e do.

Komenti i Andit nuk ka munguar në shakanë e këngëtarit, Irkenc Hyka, bashkëpunëtorit të ri të Melisës.

“Ai Astriti djalë i mirë”, ka qenë ngacmimi i Hykës që është pasuar me replikën e Andit i cili duket të ketë “të njëjtin mendim”.