Carlo Ancelotti beson se Ronald Koeman duhet të ecë përpara me ndërgjegje të pastër se ka bërë gjithçka siç duhet, pasi u shkarkua nga Barcelona të mërkurën pas mesnatës.

Barcelona e liroi nga detyra e trajnerit Ronald Koemanin menjëherë pas humbjes 1:0 kundër Real Vallecanos në La Liga, raporton Gazeta Express.

LEXO EDHE:Ndeeshje miqësore në nder të Maradonës, vajzat e legjendës refuzojnë pjesëmarrjen: Po bëjnë biznes me vdekjen e tij

Gjiganti katalonas është duke e përjetuar një fillim të mjerueshëm të sezonit, pasi i ka fituar vetëm katër nga 10 ndeshjet e para në La Liga, dhe si pasojë renditet në vendin e nëntë në tabelë.

Edhe më keq gjendet në Ligën e Kampionëve, pasi zë vendin e tretë në Grupin E pas humbjeve 3:0 kundër Bayern Munich dhe ndaj Benfica.

Koemani e mbushi kupën me humbjen e mbrëmshme në Vallecano dhe tani Barcelona është në kërkim të një trajneri të ri, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë legjenda e klubit Xavi Hernandez.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, u pyet për shkarkimin e Koemanit mbrëmë në konferencë për media pas barazimit të skuadrës së tij kundër Osasunas.

“Unë jam shkarkuar shumë herë dhe ende jam këtu gjallë, i lumtur”, u përgjigj Ancelotti.

“Shkarkimi është pjesë e punës dhe duhet të japësh gjithçka sa të jesh trener