Një grua nga Florida e Shteteve të Bashkuara, e cila jeton në lidhje poligamie me katër burra, është shtatzënë dhe thotë se do ta rrisin fëmijën së bashku.
Tory Ojeda, 20 vjeçe, u takua me njërin nga partnerët, Marc-un, 18 vjeç, kur ishte në shkollë të mesme, ndërsa më pas hyri në lidhje me Travis-in, 23 vjeç. Në korrik të këtij viti, ajo u fejua zyrtarisht me partnerin e dytë.
Amerikania më vonë u lidh me Ethan-in, 22 vjeç, dhe në fund me Chris-in, gjithashtu 22 vjeç. Ajo mbeti shtatzënë gjatë pushimeve me Chris-in, që nënkupton se ai është babai biologjik i fëmijës. Sidoqoftë, familja e pazakonshme thotë se fëmija do të rritet nga të gjithë baballarët së bashku.
Ajo jeton në të njëjtën shtëpi me katër burrat, të cilët e kanë nga një dhomë të veçantë. Ata flenë me Tory-n sipas radhës.
Kjo grua thotë se nuk paraqet problem nëse ndonjëri nga partnerët e sjell në shtëpi edhe ndonjë femër tjetër.
“Ndarja e kohës dhe përfshirja e të gjithëve është paksa e vështirë. Do të doja të mos jem gruaja e vetme në këtë marrëdhënie. Do ta rrisim foshnjën të gjithë së bashku, pra të gjithë do të jenë baballarë. Jemi shumë të lumtur që do ta rrisim foshnjën së bashku”, tha ajo.
Ajo pritet të lindë në shkurt të vitit të ardhshëm.
Comments are closed for this post.