Sonte do të merret vendim përfundimtar nëse Alternativa do të jetv pjesë e qeverisë, ndërsa vendimin do ta merr Këshilli Qendror i partisë.
Mbledhjes së Këshillit Qendror të Alternativës i paraprinë tre takime të Gashtit me kryeministrin Zaev ku u diskutua për pjesmarrjen e Alternativës në Qeveri.
Në takimin e fundit që u mbajt të mërkurën, nga Qeveria njoftuan se deri në fund të kësaj jave duhet të përfundojnë konsultimet e nevojshme në LSDM dhe Alternativë dhe të sigurohet pëlqimi i nevojshëm me qëllim që të arrihet marrëveshja për qeveri të përbashkët.
Kujtojmë se bisedimet për përfshirje të Alternativës në qeveri vijnë pas dështimit të opozitës për mosbesim të qeverisë dhe daljes së Lëvizjes Besa nga qeveria. Edhe Alternativa ishte pjesë e bllokut opozitar dhe dha nënshkrimet për mosbesimin e qeverisë, ndërsa të premten, kryesia qendrore e partisë i dha kryetarit Gashi autorizim të fillojë bisedimet me kryeministrin Zaev.
Comments are closed for this post.