Ang Rita Sherpa, alpinisti legjendar që mban rekordin për numrin më të madh të ngjitjeve në Everest pa bombol me oksigjen, ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai vdiq të hënën në mëngjes në shtëpinë e vajzës së tij në Katmandu, tha Ang Tshering Sherpa, ish-kryetari i Shoqatës së Alpinizmit në Nepal që i përket grupit etnik Sherpa. Ai pësoi sulm në tru në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë ishte në shtrat.
Sherpa, i njohur si “Leopardi i Borës” për arritjen e tij të shquar të dhjetë ngjitjeve në Everestit në shumë vite, arriti në majën e malit prej 8.848 metrash pa asistencën e bombolës së oksigjenit për herë të parë në vitin 1987.
Në vitin 2017, Rekord Botëror Guinness i dha certifikatë për arritjen e tij. Ai u ngjit në majën e Everestit për të dhjetën herë në vitin 1997.
“Ai do të mbahet mend gjithmonë për performancën e tij të jashtëzakonshme, e cila e ka bërë vendin krenar. Ne kemi humbur një yll të ndritshëm të komunitetit të alpinizmit”, tha Sherpa për AA.
Sherpat, anëtarët e të cilit janë ndër alpinistët legjendarë të Himalajeve, shërbejnë si “shtylla kurrizore” e industrisë së alpinizmit në Nepal. Ata punojnë si udhëzues, duke ndihmuar alpinistët e huaj të ngjiten në disa nga malet më të larta të botës.
Ang Rita Sherpa lindi në vitin 1948 në një fshat malor nën hijen e Everestit.
Comments are closed for this post.