Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sonte ishte mysafir në emisionin Click Plus të televizionit 21 në Shkup dhe ka folur kryesisht për zgjedhjet presidenciale.

Drejtuesi i emisionit e pyeti Ahmetin për mendimin e tij personal për kandidatin e Aleancës dhe Besës, Blerim Reka, dhe Ahmeti u përgjigj: “Unë nuk e kam njoft personalisht. Atë e kam parë nëpër konferenca të BDI dhe të Sekretariatit për Marrëveshje të Ohrit. E njoha kur erdhi ne zyrën time disa herë për të lërkuar mga unë ta bëj Ambasador në Bruksel pasi që temë të doktoraturës e kishte integrimin europian.” tha Ahmeti, shkruan TetovaSot.

Ahmeti ka shtuar që nuk pendohet për shërbimin që BDI i ka bërë Rekës dhe nëse ai do të kishte ardhë të më edhe konsulton për presidencialet, do t’i kisha thënë mos dil sepse ska kush më bind kundër konsensualitetit.