Severe Weather, agjencia ndërkombëtare meteorologjike ka parashikuar ndryshim të fortë të motit në rajon duke paralajmëruar erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm, breshër, përmbytje e madje edhe tornado.
Sipas agjencisë, ndryshimi i motit pritet prej të enjtes. Vala e të nxehtit në pjesën juglindore të Europës dhe Turqisë do të pasohet me mot të frikshëm në disa vende të Ballkanit dhe temperatura në zbritje në Greqi dhe zonat afër saj.
Rrezik i lartë është parashikuar edhe për Kroacinë, Bosnjen, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas Severe Weather, një tornado e fortë nuk mund të përjashtohet duke pasur parasysh erërat mjaft të forta juglindore përgjatë bregdetit juglindor të Adriatikut, afër rajonit të Dalmacisë jugore, Kroacia, dhe më në jug përgjatë Malit të Zi dhe bregdetit shqiptar.
Comments are closed for this post.