Me vendosjen e luleve të freskëta dhe homazheve në kompleksin memorial para martirëve të masakrës sërbe të viti 1913 në Merovë dhe busteve të dëshmorëve në qendër të fshatit, Rafiz Merova-1948 dhe Shaban Zenuni-2001, filloi aktiviteti letrar “Ora poetike Dervenase”-Merovë 2021.

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë dhe Bashkësia lokale e fshatit Merovë, realizuan aktivitetin kulturor përdashamirët e artit të shkruar në qendër të fshatit Merovë, dhe fshatrave për rreth.
Ky aktivitet u organizua në shenjë përkujtimi të qëndresës sonë kombëtare dhe dëshmorëve e martirëve të lirisë, që flijuan jetën e tyre për fjalën e lirë shqipe, për të dëshmuar se nuk ka forcë që i shfaros shqiptarët nga trojet e tyre etnike.
Ky ambient ofron një klimë ideale, ajër të dëlirë, ujë të lehtë, por edhe shumë histori, vend që edhe nxorri shumë emra të histories sonë kombëtare që lane gjurmë me veprimtarinë e tyre patriotike e atdhetare.
Shqiptarët kanë një histori të gjatë të mbushur me përpjekje për liridhe me gjaktë derdhur nga patriotët e martirët. Është historia që ruan zanafillën e ndodhive e ngjarjeve të histories e të shumë dekadave më parë, e që ne i për kujtojmë e nuk i lëmë t’i mbulojë pluhuri i haresës.
Fjalë përshëndetëse mbajtën Kryetari I bashkësisë locale të Merovës Imer Hasani, Doktor Abdullah Abdullahu , intelektual dhe banori këtij fshati dhe Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum Behare Neziri.
Njëherit botimet e autorëve pjesëmarrës dhe botimet e shoqatës u dhuruan si donacion për bibliotekën e Shkollës fillore “Hasan Tahsini” në fshatin Merovë
Poetët e pranishëm, në freskinë e mbrëmjes lexuan vargje poetike: Lirim Alija, Ejup Ajdini, Sadije Aliti, Daim Iljazi, Adem Abdullahi, Eroll Veliu, Berzat Sadiku, Behare Neziri, krijueset e reja:Merita Islami, Emira Ibishi, Bejza Islami, Aslihan Xhaferi, Sihana Nexhbija, Leona Memeti dhe Azra Alija, njëherit edhe e moderoi këtë aktivitet.