Prokuroria Themelore Publike për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot në Gjykatën Penale të Shkupit ngriti aktakuzën kundër tre personave, shtetas të Maqedonisë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy personat akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘Marrje të dhuratës për ndikim ilegal”, ndërsa i akuzuari i parë ngarkohet edhe për “larje parash”. Personi i tretë akuzohet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve”.

“I akuzuari i parë në nëntor të vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, duke shfrytëzuar ndikimin e tij ndaj të akuzuarit të dytë, prokuror publik, ka ndikuar të ndërmerr veprime që nuk është dashur t’i ndërmerr. Ai, duke përdorur marrëdhëniet miqësore me të akuzuarën e dytë, gjatë zbatimit të procedurës hetimore për lëndën ‘Perandoria’, ka lehtësuar pozitën e dëshmitarit i cili në lëndë është një nga të dyshuarit që i ishte caktuar masa e paraburgimit. I akuzuari i tretë ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale me dakordim të takimeve të të akuzuarit të parë me bashkëshorten e dëshmitarit, dhe më vonë edhe me dëshmitarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria thotë se akuzuara e dytë ka pranuar ndikimin e të akuzuarit të parë dhe si prokuror ka shfrytëzuar pozitën zyrtare pasi i akuzuari i parë dhe i tretë kanë marrë 500.000, prokurorja në Gjykatën Penale të Shkupit ka propozuar masë për caktimin e masës së paraburgimit, që është pranuar nga gjykata.

“Sipas marrëveshjes, pas pagesës së 1.000.0000 eurove të para, e akuzuara e dytë është pajtuar që gjykata t’i kthejë pasaportën dëshmitarit. Pas veprimeve të ndërmarra, e akuzuara e dytë e ka tejkaluar pozitën e saj zyrtare dhe autorizimet duke marrë kundërligjshëm mobilje në vlerë prej 296.040 denarë dhe 50.000 euro, ndërsa dy të akuzuarit tjerë kanë marrë 1.500.000 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I akuzuarit i parë, sipas prokurorisë, me llogari të bllokuara dhe pa të hyra, në fillim të këtij viti ka blerë mobilje luksoze, veshje dhe ka udhëtuar shpesh jashtë vendit.