Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme një 16-vjeçar me veturë ka përplasur për vdekje një grua në bulevardin “Nikolla Karev” në Çair të Shkupit. Gruaja 47-vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Më datë 04.06.2022 në ora 13.05 është raportuar se në Blv.“Nikolla Karev“ automjeti i pasagjerëve “Seat Leon” me targa të Shkupit i drejtuar nga një 16 vjeçar nga Shkupi ka përplasur T.R. (47) nga Shkupi. T.R. vdiq në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar vdekjen”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.