Gjatë ditës së djeshme në rrugën lokale Kondovë-Svillare, 19 vjeçari me iniciale A.M. nga Kondova ka shkaktuar aksident trafiku duke humbur kontrollin mbi automjetin Reno Laguna. Gjatë aksidentit bashkudhëtari M.A. 18 vjeç nga fshati Konodvë ka mare plagë të rënda, derisa vozitësi ka marrë plagë të lehta trupore. Që të dy të aksidentuartit janë dërguar për kurim në spitalin “8 shtatori”.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer organet policore nga Sektori për Punë të Brendshme-Shkup.