Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën lokale Tetovë Strimnicë. Nga fotot e dërguara nga dëshmitarët e rastit shihet se janë aksidentuar dy makina, një opel korsa dhe një fuoristradë e tipit opel.
Nga informata që arritëm të marrim nga zjarrfikësit e Tetovës, të cilët të parët kanë arritur në vendin e ngjarjes, me lëndime të rënda ka përfunduar një grua mbi 30 vjeçe, e cila mezi është nxjerrë nga makina e tipit Opel Corsa, dhe është drejtuar përmes urgjencës për në spitalin klinik të Tetovës. Të pyetur në spitalin klinik në Tetovë për rastin në fjalë thanë se, gruaja me lëndime të rënda në pjesën e kraharorit dhe këmbës është drejtuar për në klinikën e Shkupit.
Organet e rendit pritet të fillojnë hetimin për zbardhjen e rastit, ndërsa më vonë, pritet të dalin edhe me informatat e para për atë se çka në të vërtetë ndodhi dhe si ka ardhur deri tek aksidenti. Nga informatat e para të siguruara nga SPB e Tetovës, që ende janë të pakonfirmuara, dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lëvizjes së makinave në rrugë jo të përshtatshme për atë shpejtësi
Comments are closed for this post.