Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, përplasen nëna me dy fëmijë

Në qarkoren, në hyrje të Shkupit pasditen e sotme ka ndodhur një fatkeqësi ku mbetën të lënduar një nënë dhe dy fëmijë të mitur. Siç informojnë nga MPB-ja, makina e tipit “Ford KA” me regjistrim të Shkupit është përplasur dhe është rrokullisur.

Nëna dhe dy fëmijët janë dërguar në spitalin e qytetit “8 Shtatori”, ku janë konstatuar lëndime trupore. Nga spitali janë shprehur se të gjithë janë në gjendje stabile.