Një ajsberg me madhësinë e Qipros mund të shkaktojë një katastrofë natyrore në një ishull të vogël në Xhorxhian Jugore.
Xhorxhia Jugore është një arkipelag në Atlantikun Jugor, një territor britanik përtej detit, i vendosur në juglindje të ishujve Falkland dhe disa mijëra kilometra nga akulli i Antarktikut. Ishulli kryesor i tij quhet edhe Xhorxhia Jugore dhe është një copë toke që strehon vetëm rreth tridhjetë qenie njerëzore, por shumë specie zogjsh dhe fokash.
New Scientist raporton se kafshët tani janë në rrezik, për shkak se një ajsberg me madhësinë e ishullit të Qipros, i shkëputur nga brigjet antarktike, bllokon qasjen e tyre në ushqim, përveçse kontribuon në një tjetër seri të fatkeqësive mjedisore.
Ajsbergu, i cili quhet zyrtarisht A68a, është 158 km i gjatë dhe 48 km i gjerë, dhe, sipas studiuesve të British Antarctic Survey, madhësia e tij e bën atë të jashtëzakonshëm. Është normale që copa akulli të shkëputen nga Antarktida dhe të fillojnë të enden përreth oqeaneve, por ato rrallë janë kaq të mëdha. Ajsbergu po udhëton me rreth një kilometër në ditë dhe trajektorja në të cilën po udhëton e sjell atë në një kurs përplasjeje me Xhorxhian Jugore, e cila konsiderohet si një pikë e nxehtë për biodiversitetin global, pasi është shtëpia e shumë llojeve të ndryshme të pinguinit dhe albatrosë, si dhe dy specie endemike të të afërmve të shpendëve të harabelave, rosave, fokave, luanëve dhe elefantëve të detit. Mijëra kafshë për të cilat ardhja e A68a mund të përfaqësojë një katastrofë.
Rreziku më i madh është që ajsbergu, vetëm 200 metra i thellë nën ujë, mund të notojë dhe të përplaset me një prej gjireve në ishull, të cilët shërbejnë si një pikë kalimi për kafshët, në vendet e gjuetisë që gjenden në det të hapur.
Përveçse janë shkëputur nga burimet, zogjtë dhe fokat mund të jenë viktima të një problemi tjetër, që është shkrirja e ajsbergut, i cili do të lëshonte sasi të mëdha uji ngrirës dhe mund të dëmtojë algat e detit, me një efekt domino në pjesën tjetër të ekosistemit. Ka edhe më shumë shqetësime globale; duke u zvarritur në shtratin e detit, A68a mund të nxjerrë në sipërfaqe dhe të pluhurizojë me peshën e tij, të gjithë organizmat e vdekur të varrosur në rërë, duke lëshuar kështu sasi të mëdha CO2 në atmosferë. Ajsbergu pritet të arrijë në Xhorxhian Jugore në më pak se një muaj dhe “British Antarctic Survey” po monitoron rrugën e saj, me shpresën se do të qëndrojë larg ishullit./A2CNN/
Comments are closed for this post.