Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, nëpërmjet një komunikate për media ka uruar nënshkrimin e protokolit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, informon Zhurnal.

Ahmeti ditën e sotme e vlerëson si ditë e veçantë për të gjithë ne, për vendin, rajonin dhe komunitetin euro-amerikan.

Siç thotë mes tjerash Ahmeti, kemi korrur atë që kemi mbjellur gjatë dekadave pash nes.

Në vijim keni shkrimin e plotë të Ahmetit:

“E jashtëzakontë! 

Dita e sotme është shumë e veçantë për secilin nga ne, për vendin, për rajonin, por edhe për komunitetin euro-amerikan të vlerave të përbashkëta demokratike, liridashëse dhe solidare.

Të jemi krenar që po i jetojmë këto ditë bashkarisht dhe kemi mundësi të japim kontribut në realizimin e synimeve dhe ndërtimin e ardhmërisë.

Sot po korrim atë që kemi mbjellur gjatë dekadave pas nesh, bashkë dhe të palëkundur nga qëllimi.”, shkruan Ahmeti