Ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO, është ditë historikë për Maqedoninë e Veriut, me këto fjalë sot e nisi fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Intregim, Ali Ahmeti, shkruan TS.

Ahmeti poashtu edhe përmes rrjetit social ka ndarë gëzimin e tij me qytetarët e vendit Ratifikimin në Kuvend të Protokollit për anëtarësim në NATO, duke theksuar se tani u rrreshtuam aty ku e kemi vendin aty ku është Amerika dhe Shqipëria.

“Seç më erdhi një lehtësim në krahëror sot, pas votimit të protokolit për anëtarësim në NATO në Kuvend, si një barrë që të hiçet nga shpatullat dhe të krijon ndjesinë e të qenurit i plotësuar.

Më në fund jemi në shtëpi, aty ku e kemi vendin, aty ku përkasim, aty ku deshëm të gjithë bashkë të jemi.

Urime të dashur vëllezër e motra, urime të gjithëve, u rreshtuam aty ku është Amerika dhe Shqipëria, aty ku na thanë rilindasit tanë se ne përkasim”, shkruan Ali Ahmeti./TS