Një dhuratë shumë domethënëse nga Adonisi për Teutën.

Bashkëshorti i Teuta Krasniqit, Adonis Morina ka bërë tatuazh në kurriz syrin e Teutës dhe foton e ka postuar vetë aktorja.

“Trupi është udhëtimi dhe tatuazhet historia jote. Baby faleminderit për dhuratën më kuptimplotë dhe të çmuar. Ti je historia e dashurisë time dhe historia e jetës time. Shën Valentini im. Të du”, shkruan Teuta.

“Por unë do të jem duke të parë gjithmonë”, shton aktorja me humor.

Kujtojmë që Teuta është prej 3 vitesh e martuar me Adonisin.