Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi thotë se në metodologjinë dhe Ligjin për regjistrim aspak nuk përmendet fjala evidentim.Ademi tha se REGJISTROHEN të gjithë shtetasit tanë, por edhe personat e huaj që ndodhen në vend gjatë regjistrimit.
“Pra Ligji është i qartë, Metodologjia është e qartë. Thotë numri i përgjithshëm i të regjistruarve përfshin numrin e të regjistruarve rezident dhe numrin e të regjistruarve jo rezident, kjo është totali, numri i përgjithshëm i të regjistruarve është dispozitë eksplicite, është dispozitë shprehimore në metodologji. Kështu që nuk ka kurrfarë lloj dilemash” – tha Arbër Ademi, BDI.
Comments are closed for this post.